Celebrities Gossip Live From Tirana

Genta Gjalpi për historinë e Xheisarës në “BBV”: “Të jesh qiraxhi në Tiranë është e vështirë, e ndien veten emigrante”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të na folur më shumë rreth humbjes drastike në peshë si dhe për ngjarjet më të fundit në “BBV” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-konkurrentja e “Big Brother”, Genta Gjalpi. Cila ka qenë ndërhyrja që Genta ka bërë për të rënë në peshë?

Ndërhyrja me balon. Humbja e oreksit si fillim ndodhi sepse u ndava nga i dashuri.(qesh) Trupi im e ka përjetuar shumë mirë këtë ndërhyrje, ditët e para janë shumë të vështira por e kam përballuar shumë mirë dhe i kam dhënë vetes forca. Ka të bëjë çdo gjë me trurin. Nuk ka vështirësi kur e ndan mendjen. Fillon të të pëlqejë vetja dhe pasi sheh ëmbëlsirën i thua ik se nuk të dua fare.(qesh)

Sa i përket ngjarjeve më të fundit të ndodhura në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “BBV”, çfarë opinioni ka Genta?

Hyrja e banorëvë të rinj ishtë sa për t’i dhënë më shumë ngjyra shtëpisë jo se i hynin në punë. Unë përveç Xheisarës të tjerët nuk i njihja. Sa i përket historisë së dhimbshme të saj unë e kuptoj edhe pse kur erdha vetë në Tiranë isha e rritur, e kisha syrin të hapur. Të jesh qiraxhi në Tiranë është e vështirë, e ndiej veten emigrante dhe nuk ndjehem kurrë e lumtur. Unë shumicën e kohës e kaloj në vendlindje. Miqtë më kanë qëndruar shumë afër, familja ka qenë mirëkuptuese, më kanë dhënë lekë.(qesh)