Showbiz

Genta Ismajli do të bëhet nënë për herë të parë

Pak ditë më parë këngëtarja nga Kosova, Genta Ismalji ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel dhe Top Albania Radio.

Si rrallëherë ajo foli për jetën e saj personale ku zbuloi se është më e lumtur se kurrë krah biznesmenit turk, Hussein Usta.

Genta foli për dasmën e saj duke theksuar se për shumë kohë e ka ëndërruar veten me fustanin e bardhë e madhështor. Sigurisht kjo na vërteton se së shpejti do të kemi dasmë.

Burime pranë kanë konfirmuar se krahas dasmës që pritet me padurim nga këngëtarja, ajo është gjithashtu në pritje të ëmbël. Mësohet se Genta është në muajin e dytë të shtatzënisë dhe kjo gjë është vënë në dyshim edhe nga fansat për shkak të disa fotove që ajo poston në rrjetet sociale.

Këngëtarja nuk ka reaguar kundrejt këtyre spekulimeve por me siguri do të na e bëjë të ditur kur të jetë koha e duhur.