Gossip

Getat ekstravagante, publiku “kryqëzon” Zonjën e Parë Jill Biden

Veshjet e Zonjave të Para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpesh kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut.

Ky ishte rasti kur Dr. Jill Biden u fotografua duke zbritur nga një aeroplan më 1 Prill, e veshur me një fustan të zi,  xhaketë sportive dhe një palë geta të zeza me dizajn që në përgjithësi kanë marrë komente pozitive nga fansat. Mirëpo, nuk kanë munguar as polemikat, madje pati edhe nga ata që patën komente seksiste.

Një përdorues i Twitter pretendoi se 69-vjeçarja është shumë “e moshuar” për të veshur “geta të tilla”.

Nga ana tjetër Reporteri April Ryan e përshkroi pamjen e Biden si “seksualitet të sofistikuar”, ndërsa aktori i humorit Terrence K. Williams e quajti veshjen “skandaloze”.

Publiku amerikan është akoma i ndarë, me disa që krahasojnë zonjën Biden me ish-zonjën e parë Melania Trump dhe disa të tjerë që e mbështesin për stilin e saj unik.