Celebrities Gossip

Gjatë turneut mbretëror, Meghan dhe Harry ‘arratisen’ për një darkë me miq…

Pasi pandemia hodhi në kaos planet e udhëtimit, turnetë mbretërore jashtë shtetit u pezulluan. Por me heqjen e kufizimeve, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë aktualisht në një udhëtim zyrtar 7-ditor në Karaibe.

Kur ishin anëtarë të familjes mbretërore që punonin, Princi Harry dhe Meghan Markle filluan së bashku dy turne mbretërore. I pari ishte një udhëtim plot aksion si në Australi ashtu edhe në Zelandën e Re në vitin 2018, kur çifti bëri 26 angazhime zyrtare në vetëm 16 ditë, duke përfshirë ndalesat në Fixhi dhe Tonga. Ajo erdhi pas njoftimit se Meghan ishte 12 javë shtatzënë me djalin Archie, dhe pavarësisht ritmit të vrullshëm, ajo arriti t’ia dilte mjaft mirë.

Por mes darkave zyrtare dhe detyrave mbretërore, Harry dhe Meghan me sa duket arritën të largoheshin për të shijuar një mbrëmje krejtësisht të fshehtë në një takim të dyfishtë në Sydney. Në biografinë “Finding Freedom”, thuhet se ata e kaluan kohën e tyre të lirë me shoqen më të mirë të Meghan, Jessica Mulroney dhe burrin e saj Ben, ku u kënaqën me një darkë luksoze me pesë pjata të gatuar nga një kuzhinier privat. Libri pohon:

Në Sidney për disa nga anagzhimet dhe për të organizuar Lojërat e katërta Invictus, Harry dhe Meghan arritën të dilnin fshehurazi për një mbrëmje me Jessica dhe Ben Mulroney, teksa ky i fundit po mbulonte Lojërat për rrjetin CTV të Kanadasë.