Princ Harry dhe Meghan Markle duket se kanë marrë një tjetër sinjal të ftohtë nga Mbretëria e Bashkuar, pikërisht në kohën kur po përflitet për një rikthim të mundshëm të tyre në Londër.
Sipas raportimeve të mediave britanike, Frogmore Cottage, rezidenca që iu dhurua çiftit nga Mbretëresha Elizabeth II pas martesës së tyre në vitin 2018, mund të ndryshojë plotësisht dhe të “fshijë” çdo gjurmë të periudhës së Harry-t dhe Meghan-it.
Prona mbeti bosh pasi Mbreti Charles III i largoi zyrtarisht nga vila në vitin 2023, pas dorëheqjes së tyre nga rolet mbretërore.
Tani, sipas burimeve të cituara nga mediat britanike, po diskutohen plane të reja rinovimi për vilën, me synimin që ajo të rikthehet në stilin që kishte para se çifti të transferohej aty.
Ka qenë bosh për tre vite. Ndoshta nëse zhduken të gjitha gjurmët e Harry-t dhe Meghan-it, dikush tjetër nga familja mbretërore do të dëshirojë të jetojë aty
-citohet të ketë thënë një burim pranë Pallatit.
Raportet sugjerojnë se kjo lëvizje do të simbolizonte fundin përfundimtar të lidhjes së çiftit me Frogmore Cottage dhe “mbylljen e një epoke kontroverse” për familjen mbretërore.
Ironikisht, ky zhvillim vjen në një moment kur po qarkullojnë lajme se Princ Harry dhe Meghan Markle mund të rikthehen së bashku në Britani këtë verë për një aktivitet të lidhur me Invictus Games.
Megjithatë, duket se lidhja e tyre me rezidencën që dikur e quanin “shtëpi” po zbehet gjithnjë e më shumë.