Health & Beauty Lifestyle

Gjithçka që duhet të dini për aknet në trup!

Aknet në pjesë të caktuara të trupit mund të sinjalizojnë probleme me të cilat po lufton trupi juaj. Aknet rreth gojës mund të shfaqen nëse lëkura në këtë zonë është e irrituar, ose e prekim shpesh me duar, celular ose objekte të tjera. Shkak mund të jenë po ashtu edhe produkte të ndryshme kozmetike dhe produkte fytyre, por edhe hormonet dhe gjenetika.

Aknet e faqeve janë gjithashtu një problem shumë i zakonshëm, veçanërisht tani që të gjithë kemi celularë me të cilët prekim fytyrën. Mund të jenë edhe rezultat i hormoneve, por më së shpeshti shkaktohen nga disa zakone të jetesës dhe mund t’i hiqni qafe me disa ndryshime të thjeshta. Fshijeni telefonin para çdo përdorimi dhe lani duart rregullisht.

Aknet e shpinës mund të jenë një alergji e thjeshtë ndaj hidratuesve, kremrave të trupit dhe kremrave kundër diellit. Ato gjithashtu mund të shkaktohen nga djersa jonë, e cila përzihet me vajin dhe toksinat në lëkurën tonë dhe bllokon poret. Kjo është arsyeja pse një dush i shpejtë pas stërvitjes është kaq i rëndësishëm. Larja e duhur e shpinës është gjithashtu e nevojshme.

Rrobat e pista, batanijet dhe jastëkët mund të bëhen gjithashtu shkaku kryesor i akneve në shpinë. Rrobat që janë shumë të ngushta janë gjithashtu një ide e keqe. Nuk lejojnë që lëkura juaj të marrë frymë, gjë që mund të shkaktojë acarim dhe rrjedhimisht puçrra në shpinë. Kushtojini vëmendje dietës suaj dhe sigurohuni që po merrni mjaftueshëm lëndë ushqyese.

Aknet janë kryesisht rezultat i baktereve, sebumit dhe qelizave të vdekura të lëkurës të bllokuara në folikulat e flokëve dhe poret e bllokuara. Kjo çon në inflamacion, dhe nëse shfaqen në këmbë është një problem fizik. Njerëzit shpesh mund të ngatërrojnë aknet e këmbëve me kushte të ngjashme si folikuliti, ekzema ose keratosis pilaris. Pra, nëse keni kruarje dhe dhimbje, është më mirë të konsultoheni me një mjek dhe të përdorni trajtime profesionale.

Aknet e gjoksit zhvillohen pothuajse për të njëjtat arsye si puçrrat e shpinës dhe të këmbëve. Për shembull, nëse keni lëkurë të ndjeshme, detergjentët e ashpër të rrobave mund të bllokojnë dhe irritojnë gjëndrat e qimeve në gjoks. Zgjidhni produkte hipoalergjike, pa sulfate dhe aroma.