Auto & Moto

Gjithçka që duhet të dini për makinën më të vogël të gjeneratës së ardhshme të Tesla-s!

Së fundmi shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk tha se makina e vogël e gjeneratës së ardhshme në të cilën po punon kompania do të funksionojë kryesisht në modalitetin autonom, ngjashëm me një premtim që ai bëri në vitin 2020. Ai tha se ekzistonte një rrugë e qartë për të ofruar një makinë që kushton sa gjysma e kostos së ndërtimit të modelit 3 të Tesla-s, por ai nuk ofroi detaje rreth kohës apo modeleve.

Në ngjarjen e vitit 2020, Musk tha se ishte “i sigurt” se Tesla Inc do të bënte një makinë elektrike të vogël, prej 25,000 dollarësh, e cila do të bëhej plotësisht autonome, brenda rreth tre vjetëve. Ditë më parë Tesla ka ulur çmimet për makinat e saj elektrike, teksa përpiqet të rrisë shitjet dhe të konkurrojë me firmat rivale. Tesla ka ulur çmimet në dy automjetet e saj më të shtrenjta elektrike në Shtetet e Bashkuara. Uljet e çmimeve, varionin nga 4% në versionin e performancës së Model S në 9% në Modelin X më të shtrenjtë. 

Së fundmi, Tesla do të ndërtojë një fabrikë të re në veri të Meksikës. Këtë ka njoftuar presidenti i vendit duke shënuar një shtytje nga prodhuesi i automjeteve elektrike për të zgjeruar operacionet jashtë SHBA-së në një marrëveshje që një zyrtar tha se ishte mbi 5 miliardë dollarë.

Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador tha se e gjithë kompania Tesla po vinte në Meksikë për të ndërtuar një fabrikë shumë të madhe automobilistike, duke vënë në dukje se investimi i mundshëm në bateri ishte ende në pritje. Ai nuk tregoi se çfarë modelesh do të prodhohen në fabrikë.