Auto & Moto

Musk e konfirmon, çmimet e makinave Tesla do të jenë të përballueshme për shumë konsumatorë!

Shefi i Tesla-s Elon Musk po planifikon të sjell në treg një makinë të re elektrike, të përballueshme për shumë konsumatorë. Musk tha vitin e kaluar se ai kishte hequr dorë nga plani për të krijuar një makinë që do të kushtonte 25,000 dollarë, të njohur si Model 2, sepse nuk kishte ende teknologjinë e re të baterive që ishte paraqitur si një domosdoshmëri për makinat e lira.

Zgjerimi i tregut masiv shihet si jetik për qëllimin e Tesla-s për të rritur përdorimin e automjeteve në 20 milionë deri në vitin 2030. Aksionet janë rritur rreth 60% nga viti i kaluar deri më sot, por janë ende në gjysmën e vlerës së tyre maksimale në nëntor 2021. Musk pritet të flasë për planin e tij të ri, që përfshin zgjerimin e fabrikave dhe shpenzimet kapitale. Megjithatë, investitorët thuhet se janë të kujdesshëm, pasi Elon ndryshon mendje në afatet e tij kohore të investime.

CEO i Tesla-s thuhet se tha se platforma e re e makinave mund të dalë në treg në vitin 2025, përsëri thuhet se ky afat është më i shpejtë për sa i përket kohës që duhet për të zhvilluar në automjet të ri në vite më e shpejtë se në industrinë e automobilave. Musk dhe drejtues të tjerë të Tesla-s kanë thënë gjithmonë se konkurrenti më i madh i kompanisë së tyre nuk është një prodhues tjetër EV, por prodhuesit e makinave me motor me djegie të brendshme.

Por çfarë do të ndodhte nëse një konkurrent EV do të ngrihej dhe do të sfidonte supremacinë e Tesla-s dhe madje ekzistencën e saj me një produkt më të mirë? Zbuloni duke klikuar në këtë link. Së fundmi janë shfaqur disa pamje të makinës më të vogël elektrike të Tesla-s. Përderisa emri nuk është konfirmuar ende nga ana e Tesla-s, makina e cila referohet edhe si Model 2 mund të jetë “hatchback-u” i vogël i cili shihet në fotot e shfaqura shkurtimisht gjatë videos të postuar nga ana e tyre.