Pasi avokatja mbrojtëse Klodiana Gjyzari i ka komunikuar vendimin e gjykatës për ta liruar nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”, kryedemokrati Sali Berisha ka lënë ambientet e banesës së tij.Berisha i është drejtuar selisë blu nga ku do të mbajë një konferencë për mediat.
Para selisë së Partisë Demokratike, Berisha është pritur nga mbështetës të shumtë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të krijojë qeverinë tenike.
“Krijo qeveri teknike mos e zvarrit kot”, u shpreh Sali Berisha, në dekalatën e parë nga selia e PD-së pasi GJKKO e la të lirë duke revokuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.
Sali Berisha: Kam edhe një fjalë për Edi Ramën, krijo qeveri teknike mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd. Se vetë Zoti e ka thënë që të kthehem unë, pastroni shtëpinë tonë, Dhe unë do ta pastroj Shqipërinë.
Krijo qeverinë teknike sepse mosbindja civile është gati në radhë. Këta burra e gra, djem e vajza, do të kenë liderin e tyre me vete, piramida jote e mashtrimit sot u shkërmoq.
Do përgjigjesh si puçist për puçin e shtetit që i bëre opozitës, do të përgjigjesh për 1 vit që le kryetarin e saj në izolim, do përgjigjesh për 2 vite që grabite flamurin e PD-së.
Krijo qeveri teknike! Do të shkojmë në zgjedhje të lira. Pse ke frikë nga vota e shqiptarëve?
I them çdo shqiptari sot ishte një fitore, por kemi shumë punë për të triumfuar përfundimisht. Ftoj të na bashkohen të gjithë. Boll keni vuajtur nga qeveria e Edi Ramës. Shqipërinë do ta shpëtojmë së bashku.