Bota

Pas një kërcënimi me bombë në “Capitol Hill”, dorëzohet burri nga Karolina e Veriut!

Gjykata Supreme dhe Biblioteka e Kongresit u evakuuan ditën e enjte pasi një burrë nga Karolina e Veriut tha se kishte një bombë në kamionin e tij të parkuar jashtë bibliotekës, zipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit. Policia e Uashingtonit u ka kërkuar banorëve në disa rrugë në “Capitol Hill” të evakuojnë shtëpitë e tyre, dhe Komiteti Kombëtar Republikan evakuoi zyrat e tij që ndodheshin pranë.

Burri që bëri kërcënimin, 49-vjeçari Flyd Ray Roseberry, postoi disa video në internet nga kamioni i tij, sipas disa zyrtarëve të lartë të zbatimit të ligjit që folën për mediat e huaja. Adresa e njohur e Roseberry është në Grover, në Karolinën e Veriut.

Tom Manger, Polici i Kapitolit Amerikan u tha reporterëve në një konferencë se negociatorët e tij janë shumë të angazhuar për t’i gjetur një zgjidhje paqësore këtij incidenti. Ai u shpreh se burri hipi në një kamionçinë të zezë para Bibliotekës së Kongresit rreth orës 9:15 të mëngjesit.

Kur Policia e Kapitolit iu përgjigj një thirrjeje për kamionin, shoferi i tij i tha oficerit në vendngjarje se kishte një bombë, dhe oficeri u shpreh se dukej diçka si një shpërthyes në dorën e burrit. Kjo ishte arsyeja pse u bë evakuimi i menjëhershëm, ndërkohë që, hetimet vazhdojnë.