Tech

Google sjell sistemin që mund të parashikojë tërmetet

Një sistem i aftë që të zbulojë menjëherë një goditje sizmike, dhe të japë një paralajmërim për popullatën “duke i dhënë” disa sekonda kohë që mund të jenë jetike për t’u mbrojtur nga pasojat e mundshme.  Ky është projekti ambicioz i njoftuar së fundmi nga kompania Google, dhe që e ka nxitur komunitetin shkencor të diskutojë që tani efektivitetin e tij.

Edhe më herë ka ekzistuar një sistem që regjistron valët e para goditëse që ndodhin zakonisht gjatë këtyre ngjarjeve sizmike, madje edhe para se të arrijnë një distancë të caktuar dhe jep një alarm tek popullsia lokale përmes sirenave apo mesazheve në celularë, dhe kjo ndodh vetëm disa sekonda para mbërritjes së valës sizmike.

Ideja e Google

Dhe këtu hyn në lojë kompania Google. Ideja e gjigantit të internetit, është të zëvendësojë rrjetin tradicional të sizmografisë (të shtrenjtë dhe të vështirë për t’u ndërtuar) me një rrjet të bazuar tek smartfonët, duke shfrytëzuar aftësinë e këtij të fundit për të gjurmuar lëvizjet përmes akseleometrave.

Sensorë të tillë të lëvizjes mund të programohen të veprojnë si sizmometra rudimentarë, duke zbuluar lëkundjet e tokës të shkaktuara nga valët e ngjashme me valët e prodhuara nga tërmetet. Pra, Google mendon që të krijojë një sistemi zbulimi të tërmetit, bazuar tek mbi 2 miliardë telefona aktivë android:pra një rrjet i pozicionuar dhe aktiv në zonë.

Pasi “regjistrohet” goditja, sistemi e shpërndan alarmin në mënyrë të ngjashme me atë që ndodh me sistemet automatike tashmë aktive për momentin. Telefonat android kanë eksperimentuar prej 1 viti me tërmetet, por deri më tani rezultatet kanë qenë në dispozicion vetëm të studiuesve.

Kur një telefon zbulon një sinjal të një lëkundjeje sizmike, ai dërgon një mesazh tek një server qendror, së bashku me një vendndodhje të përafërt të vatrës sizmike. Gjithçka përpunohet dhe përkthehet (mundësisht) në një alarm.

Në fillim kishte shumë alarme të rreme, por brenda një kohe të shkurtër procedura u përsos.

Ndërsa në sistemin e alarmit tradicional mjaftojnë vetëm 4 stacione për të raportuar një tërmet, në rastin e Google duhen më shumë se 100 telefona për ta zbuluar atë.

Sistemi tashmë aktiv, edhe pse në fazën e provës

Me këtë sistem, deri më tani, telefonat android kanë zbuluar më shumë se 1.000 tërmete në të gjithë botën. “Sinjalizimet performuan mirë sa i përket shpejtësisë dhe saktësisë, deri sa mund të krahasohen me ato të ShakeAlert apo sistemit japonez të alarmit”-thotë Riçard Alen, sizmolog në Universitetin e Kalifornisë.

“Telefonat zbuluan gjithashtu një tërmet me magnitudë7 ballë që ndodhi në veri të ishullitgrek të Samosit afër Turqisë, në fund të tetorit 2020. Nëse do të jepej alarmi, ne do të kishim paralajmëruar shumë njerëz në Greqi”-shton ai.

Google ka njoftuar se të parët që do të përfitojnë (në rast se duan) nga kjo teknologji do të jenë përdoruesit e smartfonëve që jetojnë në Zelandën e Re dhe Greqi, vendet ku tërmetet janë një kërcënim i njohur, por që ende nuk kanë sisteme automatike të zbulimit dhe paralajmërimit.