Sport

Granit Xhaka baba për herë të dytë, vjen në jetë Laneya!

Granit Xhaka, futbollisti me origjinë shqiptare është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Leonita mirëpritën një tjetër vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Laneya.

Ka qenë vet futbollisti shqiptar ai i cili ka dhënë lajmin, duke publikuar një foto me vajzën e porsalindur në Instagram.

Unë më nuk kam vetëm një princeshë të bukur, tani i kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021, ka shkruar Xhaka në Instagram.

 

Ndërkohë urimet e shumta nga ana e ndjekësve dhe një pjesë e mirë e emrave publikë nuk kanë munguar për çiftin e njohur.

Skuadra e Arsenalit përmes rrjeteve sociale, ka uruar Xhakën për lindjen e vajzës.

Urime për Granit Xhakën dhe familjen e tij, shkruhet në postimin e bërë nga klubi ‘topçinj’.

Përveç skuadrës nga Londra, lojtarin e Kombëtares së Zvicrës e kanë uruar edhe lojtarët: Torreira dhe Aubameyang.

Theksojmë se Leonita dhe Graniti janë prindër edhe të një vajze më të madhe të quajtur Ayana.