Celebrities Love & Sex

Historia e Bon Jovi dhe Dorothea dëshmon se dashuria nuk ka të bëjë me famën apo pasurinë!

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak njerëz e dinë se në shkollën e mesme, ai u dashurua me Dorothea Hurley, me të cilën ndan ditët e tij edhe sot. Në botën e rock-ut, shthurja dhe skandalet janë ‘buka’ e përditshme, por Bon Jovi nuk ka qenë kurrë pjesë e kësaj. Pavarësisht se në rininë e tij ai kalonte shumë kohë larg shtëpisë, ai gjithmonë e dinte se çfarë dhe kush ishte gjëja më e rëndësishme në jetën e tij.

Në vitin 1980, ata nisën historinë e tyre të dashurisë, ndjetën 3 vjet së bashku dhe më pas u ndanë. Në vitin 1984, pas një turneu botëror me grupin, ai e kërkoi atë dhe i kërkoi që të ktheheshin bashkë dhe instruktorja e karatesë tha ‘Po’. Ka gjëra të pashmangshme në jetë dhe për Bon Jovi, një prej tyre ishte dashuria, kështu që në vitin 1989, ai i bëri një propozim Dorothea, të bëhej gruaja e tij. Pasi udhëtuan më shumë se 4000 kilometra, ata u martuan fshehurazi në qytetin e Las Vegasit më 29 prill.

Pas 33 vitesh, çifti janë ende bashkë. Megjithatë, Jon u shpreh se kishte humbur momente të shkëlqyera me familjen e tij. Por në historinë e tij, ai kurrë nuk u e tradhtoi gruan e tij madje ishte gjithmonë aty për të. Ata kuptuan se çelësi i çdo marrëdhënieje është respekti i ndërsjellë dhe se jeta është një rrugë me ulje-ngritje. Siç tha Dorothea në një intervistë:

Pengesat në rrugë janë vetë rruga.

Asnjëri prej tyre nuk e ka lënë famën t’i ndryshojë. Bon Jovi ka shprehur se:

Është vetëm ajo që bëj, jo ajo që jam. Unë shkruaj këngë. Më ndodh të jem shumë i mirë në realizimin e tyre. Kjo është.

Nuk ka dyshim që ky çift punon si ekip, ata mbështesin njëri-tjetrin dhe se secili në mënyrën e vet vendosi që të rriten së bashku në çdo kuptim që mund të sjellë kjo fjalë. Kantautori u shpreh se:

Nëse njëri bie, tjetri është aty për ta ndihmuar.

Më 14 shkurt 2022, Bon Jovi postoi një foto me një mesazh emocional:

Shën Valentini im i përjetshëm.

Dyshja e njohur janë prindër të 4 fëmijëve.