Celebrities Gossip Showbiz

Imazhet e tyre bënë xhiron e rrjetit, reagon për herë të parë aktorja Jessica Chastain!

Dyshja e njohur e aktorëve Oscar Isaac dhe Jessica Chastain, që luajnë rolin e një çifti të martuarish në serialin “Scenes From a Marriage”, prodhim i HBO-së, u shfaqën së fundmi në tapetin e kuq të  Festivalit të Filmit në Venecia, pa e ditur se do të fiksonin të gjithë ndjekësit me sjelljen e tyre sensuale.

Në Twitter, ka qarkulluar një video që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, ku aktori pasi një shikimi provokues, në mënyrën më intime dhe delikate të mundshme puth pjesën e brendshme të krahut të saj. Ajo që bëri përshtypje dhe çmendi njerëzit, është fakti se të dy ata janë të martuar me njerëz të tjerë.

Oscar është i martuar me skenaristen Elvira Lind me të cilën ka dhe fëmijë, kurse Jessica me Gian Luca Passi de Preposulo, ish-drejtor i marrëdhënieve me publikun tek Armani. Mirëpo puthja që ky Isaac i dha tek krahu aktores, trazoi rrjetin.

“Scenes From A Marriage” nuk është filmi i tyre i parë bashkë dhe për më tepër ata kanë studiuar të dy në shkollën e arteve Juilliard. Megjithatë, për sa i përket puthjes, Chastain duket që bën me dorë nga të pranishmit për të treguar që mes tyre nuk ka asgjë. Në një postim në Twitter, Jessica reagoi për videon duke shpërndarë një foto ku Gomez Addams puth Morticia Addams në “The Addams Family”.

Shtator, 12 – shkruan ajo referuar ditës kur seriali “Scenes From a Marriage” del në HBO. Seriali është një përshtatje e miniserialit televiziv suedez të vitit 1973, i cili përqendrohet te një martesë që prishet.

Jessica dhe Oscar i zbatuan me përpikmëri këshillat e marketingut. Tani të gjithë po flasin për “Scenes From a Marriage”. Përsa i përket serialit, Isaac është shprehur në lidhje me kolegen e tij se:

Ajo është një nga më të mirat. Ajo është dikush që më ka frymëzuar gjithmonë dhe ka nxjerrë më të mirën nga unë, si aktore ashtu edhe si person. Të aktrosh me të është e lehtë. Asgjë nuk ka nevojë të planifikohet paraprakisht. Për sa kohë që jam prezent, e di se gjithçka mund të ndodhë sepse ka besim të plotë.

https://www.youtube.com/watch?v=mRuVWHnQlV8