Film & Tv

Apple TV+ shtyn premierën e thrillerit “The Savant” pas ngjarjeve me Charlie Kirk? Pse?

Apple TV+ ka vendosur të shtyjë premierën e serialit të ri thriller “The Savant”, vetëm pak ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, duke shkaktuar reagime të shumta në media.

Seriali, me Jessica Chastain në rolin kryesor, ishte planifikuar të transmetohej më 26 shtator, por platforma njoftoi se premiera do të zhvillohet në një datë të mëvonshme.

Pas shqyrtimit të kujdesshëm, kemi marrë vendimin për të shtyrë premierën e ‘The Savant’. E vlerësojmë mirëkuptimin tuaj dhe mezi presim ta prezantojmë në një moment tjetër

-tha Apple në një deklaratë zyrtare.

“The Savant” ndjek historinë e Jodi Goodwin, një veterane të ushtrisë amerikane dhe anëtare e Aleancës Kundër Urrejtjes, e cila infiltruar forume të fshehta si 4Chan për të zbuluar ekstremistët para se të kryejnë sulme.

Seriali është i bazuar në artikullin e Andrea Stanley, botuar në gusht të vitit 2019 në “Cosmopolitan”, me titullin “A është e mundur të ndalohet një të shtënë masive përpara se të ndodhë?”.

Në kast bëjnë pjesë edhe Nnamdi Asomugha, Cole Doman, Jordana Spiro dhe Trinity Lee Shirley. Projekti përbëhet nga tetë episode dhe pritej të ishte një nga prodhimet më të forta të Apple TV+ këtë sezon.