Sport

Ironia therëse e Bonuccit dhe Chiellinit për Anglezët: “Ne vazhdojmë të hamë makarona… po ju?”

Fitorja në “Euro 2020” vazhdon të lartësojë protagonistët dhe konfirmimi i fundit vjen nga Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, të cilët janë së bashku me pushime në Sardenjë.

“Ne vazhdojmë të hamë makarona… po ju?”

Kjo është fraza që shoqëron foton e dy shokëve të skuadrës. Në fund të ndeshjes Itali-Angli, mbrojtësi Bonucci bëri ironi me kundërshtarët e tij: “Ju ende keni për të ngrënë pak makarona…”.

Nuk është as e lehtë të harrohet një fitore historike, si ajo e Italisë në “Euro 2020”, të cilën mposhtën Anglinë brenda në shtëpinë e saj në “Wembley”. Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci të cilët, me pushime së bashku në Sardenjë, teksa botojnë në profilet e tyre sociale këtë fotot, duket ende përjetojnë entuziazmin e suksesit të tyre.

Ajo çka shkruhet në foto, i referohet ngacmimeve të Bonuccit në fund të finales kundër “Tre Luanëve” kur, gjatë festimeve euforike, ai u thirri të pranishmëve: “Ju duhet të hani edhe disa makarona. Ju ende duhet të hani disa”.

Kampionët e Europës ndërsa pushojnë në plazhet e Sardenjës nuk harrojnë dhe disa thumbime për kolegët e tyre anglezë.