Bota

Ish-punonjësja e Facebook: Kompania fsheh informacione të rëndësishme nga publiku dhe qeveria amerikane!

Një ish-menaxhere produkti në Facebook  Frances Haugen 37 vjeç , po dëshmon në një seancë të sigurisë në internet në Capitol Hill.

Ajo ka dokumente që thotë se vërtetojnë se Facebook i ka dhënë përparësi në mënyrë të përsëritur “rritjes” sesa sigurisë së përdoruesve të saj. Haugen është shprehur se Facebook hasi në mënyrë të përsëritur konflikte midis fitimeve të veta dhe sigurisë së përdoruesve.

“Facebook i zgjidhte vazhdimisht ato konflikte në favor të fitimeve të tij.”

Sipas saj mbikëqyrja e Kongresit është e domosdoshme.

I lënë vetëm, Facebook do të vazhdojë të bëjë zgjedhje kundër së mirës së përbashkët. Facebook mund të ndryshojë, por nuk do ta bëjë këtë vetë. Unë besoj se ne kemi ende kohë për të vepruar, por ne duhet të veprojmë tani.Pothuajse askush jashtë Facebook nuk e di se çfarë po ndodh brenda Facebook. Kompania fsheh qëllimisht informacione të rëndësishme nga publiku, nga qeveria amerikane dhe nga qeveritë në të gjithë botën. Një kompani me një ndikim kaq të tmerrshëm mbi kaq shumë njerëz – në mendimet, ndjenjat dhe sjelljen e tyre më të thellë – ka nevojë për mbikëqyrje të vërtetë .” – tha ajo.

Facebook ka hedhur poshtë pretendimet e saj, duke thënë se ka shpenzuar shuma të konsiderueshme parash për sigurinë Dëshmia e shumëpritur vjen një ditë pas një ndërprerje masive në Facebook, e cila pa shërbimet për gjashtë orë dhe preku miliarda përdorues globalisht