Celebrities Gossip Showbiz

Ish-ylli i Manchester United, Alex Telles kurorëzon dashurinë me partneren në një ceremoni magjepsëse në Maldive!

Ish-ylli i Manchester United, Alex Telles është martuar me Vitoria Telles. Dyshja organizuan një ceremoni magjepsëse në Maldive. Vitoria publikoi në rrjetin e saj social Instagram foto të fustanit të saj të mrekullueshëm të nusërisë. Ajo mund të shihej e veshur me një fustan të bardhë ndërsa mbante në dorë një buqetë me lule të verdha. Ndërkaq, rezulton se dyshja e njohur ishin tashmë të martuar. Vitoria ka shpjeguar në profilin e saj duke shkruar:

Po! Po martohem! Jemi martuar tashmë në letër… këtë muaj, më 28, një vit më parë! Pra, na lindi rasti që të bëjmë një festë këtu… Alex organizoi gjithçka! Unë thjesht po shkoj. Jam shumë e emocionuar! Nuk kam as fjalë për të shpjeguar atë që ndjej!

Telles, i cili tani luan për Al-Nassr së bashku me Cristiano Ronaldon, publikoi gjithashtu një foto të darkës pas ceremonisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by alextelles13 (@alextelles13)