Film & Tv

Ja disa pamje gjatë provave të “Guxim”, nga Mehdi Malkaj dhe Myzafer Zifla!

E keni pyetur ndonjëherë veten si shkojnë provat mes aktorëve për xhirimin e një filmi? Nëse edhe ju jeni nga ata kuriozët që doni të dini çdo detaj, atëherë jeni aty ku duhet.

Siç tashmë e keni mësuar, dy nga aktorët më të njohur të filmit “Guxim” janë Mehdi Malkaj dhe Myzafer Zifla. Ky i fundit dimë që luan rolin e një bosi të fuqishëm, një antagonist… Po Mehdiu?

Për të mësuar më shumë duhet të presim datën 5 Prill për premierën e madhe të filmit në Cineplexx TEG. Megjithatë, ja ku po ju japim një pamje paraprake se çfarë ka ndodhur gjatë provave me këta dy aktorë të mëdhenj…

Në video shfaqen aktorët duke bërë provat dhe krahas kësaj pamje, është dhe skena përfundimtare në film. Pra, e shihni punën që duhet të kalojë një aktor për t’u futur në rol dhe për të tejçuar emocionet e duhura tek publiku?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel Films (@topchannelfilms)