Showbiz

Janë apo jo bashkë?! Khloe Kardashian më në fund thyen heshtjen rreth raportit me Tristan Thompson

Javët e fundit po flitet shumë rreth marrëdhënies së Khloe Kardashian dhe ish-partnerit të saj tradhëtar Tristan Thompson.

Aludohet se ylli i “Keeping up with the Kardashians” dëshiron të ketë një tjetër fëmijë dhe dhuruesi mendohet të ishte pikërisht Tristan.

Dyshja kanë filluar të kalojnë shumë kohë së bashku dhe kjo është vënë re nga fotot që qarkullojnë në median rozë. Duket se ata i kanë lënë pas makthet e së shkuarës dhe jo vetëm janë përqëndruar tek prindërimi por e shijojnë edhe shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në një interivistë të dhënë së fundmi, Khloe më në fund theu heshtjen duke thënë se ajo dhe ylli i “NBA” nuk janë ende bashkë por ajo ‘po e teston’ ish-partnerin për t’i dhënë një mundësi të dytë në ardhmen.