Celebrities Gossip Showbiz

“Je si burrë”, Sara Hoxha gjen mënyrën perfekte si t’i përgjigjet ndjekësit në Instagram

Prej pak muajsh ajo është bërë nënë për herë të parë dhe me ardhjen në jetë të Poem Blu, Sara Hoxha dhe Ledri Vula sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre familjar.

Mendonim se pas ardhjes në jetë të një fëmije, dyshja do të ishin më pak aktivë në rrjetet sociale për t’iu angazhuar familjes, ashtu siç ndodh rëndomë por në fakt ata kanë bërë të kundërtën.

Sara dhe Ledri kanë qënë më aktivë se kurrë duke ndarë momente të bukura me vajzën e tyre madje kanë gjetur kohën që t’i hapin asaj edhe një llogari në Instagram që e menaxhojnë të dy.

Shpeshherë Sara i përgjigjet pyetjeve të fansave duke mbajtur një raport mjaft të afërt me ta ama jo gjithmonë këta të fundit janë të sjellshëm. Pak orë më parë në një Q&A (pyetje-përgjigje) me ndjekësit në këtë platformë sociale, dikush i shkroi Sarësh se duket si burrë.

Sa e keqe je o zot si burrë.

Ndërkohë bukuroshja iu përgjigj me shumë sportivitet duke i thënë thjesht se dikush që shan të tjerët shan veten. A mendoni se kjo ishte përgjigja që edhe ju do të jepnit në një situatë të tillë?!