Celebrities Gossip Showbiz

Jeni kuriozë për komentin epik që avokati Spartak Ngjela i la Bora Zemanit?

Gjatë emisionit “Për’puthen”, jo vetëm konkurrentët, por dhe moderatorja Bora Zemani ishte në krye të portaleve. Moderatorja nuk ka ngelur pa u vënë re edhe nga avokati Spartak Ngjela. Zakonisht, në media nuk e kemi parë të shprehet shumë pozitivisht, teksa shfaqet tepër kritik.

Por. mesa duket avokati ka një opinion tepër pozitiv ndaj Borës, teksa nuk ka ngurruar ta shprehi këtë gjë publikisht. Në një foto të postuar nga ajo në Facebook, Ngjela ka shkruar:

Bora, me lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…