Celebrities Showbiz

Jimmy Kimmel na dëshmon se duhet një sakrificë shumë e madhe për të gatuar një gjel deti për Ditën e Falenderimeve!

Prezantuesi dhe moderatori i njohur amerikan, Jimmy Kimmel është shefi më i ri i kuzhinës, i cili dogji vetullat dhe flokët e tij ndërkohë që po gatuante gjatë festës së Ditës së Falenderimeve. Mund të quhet edhe një lloj fatëkeqësie e vogël, por pavarësisht të gjithve ai arriti që gjatë drekës ta kishte gjelin e detit në tyrezë.

Vetë 54-vjeçari bëri shaka në rrjetin e tij social Instagram duke thënë se i dogji aksidentalisht flokët dhe vetullat e shkëputura gjatë kohës që po ndizte furrën për të përgatitur vaktin e festës. Duke dokumentuar pasojat Kimmel shkroi:

Gëzuar festën e Ditës së Falenderimeve të gjithëve. Përpiquni të mos digjni flokët dhe vetullat tuaja nga ndezja e furrës!

Më vonë gjatë ditës, ai postoi një foto të tij duke qëndruar dhe duke mbajtur gjelin e fundit jashtë, duke e quajtur atë

Gjeli i tymosur me flokë të djegur #happythanksgiving.

Disa nga miqtë e famshëm të Kimmel komentuan në postimin e tij të parë duke përfshirë këtu edhe DJ Khaled.

Kjo mund të jetë edhe diçka e pritshme nga ai sepse kjo nuk është hera e parë që aktori i humorit i ka djegur vetullat, qerpikët dhe flokët e tij gjatë gatimit. Nëntorin e kaluar, Kimmel gjatë një interviste në ‘The Ellen Degeneres Show’ shpjegoi një incident të frikshëm që i kishte ndodhur në muajin korrik, gjatë të cilit ai shkaktoi një shpërthim masiv nga barbecue-ja në skarën e tij.

Unë nuk i kam thënë askujt për këtë, por më 4 korrik bëra një gjë shumë idiote. Kam ndezur gazin në skarë dhe më pas dola një shëtitje të vogël për të kërkuar shkrepse. Dhe më pas kur u ktheva mendova, ‘Hmm, ndoshta duhet ta hap kapakun dhe ta ajros këtë gjë, ndoshta ta fik. dhe fillo nga e para.’ Më pas mendova, “Jo, nuk do ta bëj këtë. Ajo që do të bëj është të ndez një copë letër në zjarr, pastaj ta hedh në skarë”. E bëra këtë, dhe pati një shpërthim masiv në fytyrën time. I dogja mjekrën, vetullat dhe qerpikët”.

Kimmel shtoi se të gjithë i thanë se ishte me fat që nuk ndodhi ndonjë gjë më e keqe.