Gossip

Miley Cyrus zbulon fobinë e çuditshme që i habiti të gjithë! “Nuk i prek dot as…”

Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, e fejuar së fundmi me Maxx Morando, ka zbuluar një fobi krejt të pazakontë që ka surprizuar fansat: ajo nuk duron dot letrën.

Gjatë një interviste, Miley tregoi se “çdo situatë ku njerëzit me duar të thata prekin letër” i shkakton një ndjenjë të fortë neverie, aq sa detyron partnerin e saj të hapë çdo pako apo zarfi që mbërrin në adresën e tyre.

Më pëlqen mesazhi, emaili, telefonata… por jo letra. Edhe kartolinat më të bukura nuk i hap dot

-tha këngëtarja, duke pranuar se kjo është një fobi e mirëfilltë që e pengon të prekë madje edhe gazetat.

Gjatë bisedës me Jimmy Kimmel, Miley u shpreh se kjo frikë është pjesë e personalitetit të saj, dhe se Maxx Morando e respekton plotësisht këtë kufi, duke marrë përsipër çdo gjë që lidhet me zarfet dhe pakot.

Rrëfimi i saj tregon se edhe yjet më të mëdhenj, përtej skenave dhe famës, mund të kenë frikëra dhe ndjesi krejt të zakonshme, e ndonjëherë edhe paksa të çuditshme.