Celebrities Gossip Showbiz

“Jo me Kiarën, ndarja do të jetë nga…”, astrologia bën parashikimin për jetën sentimentale të Luizit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

E ftuar në emisionin Fan Club BBV2 me moderatore Megi Pojanin ishte astrologia Laura Bilalli, e cila ka ardhur nga Kosova në Shqipëri për të bërë parashikimin për 4 finalistët. Përveç të tjerave astrologia na ka treguar shumë edhe për Luizin, ku ka treguar se do të ketë shumë fat në dashuri në vitet e ardhme, por ajo që befasoi të gjithë ishte se jo me Kiarën. Astrologia u shpreh se ata do të ndahen sepse nga ana e Luizit ka ndjenja të vërteta por nga ana e Kiarës jo dhe tregoi gjithashtu se ndarja do të jetë prej Kiarës.

Astrologia: Ka për të pasur shumë fat dhe sukses në aspektin e dashurisë

Megi Pojani: Me Kiarën?

Astrologia: jo…prej këtij është e vërtetë ndërsa nga ana tjetër nuk është e vërtetë më shumë është strategji edhe nëse bëhet ndarja do bëhet prej saj…

Astrologia na ka treguar gjithashtu edhe arsyen përse Luizi është kaq shumë i dhënë pas dashurisë, duke na shpjeguar se në jetët e mëparshme të tij ka qenë i martuar 4 herë dhe është lënë nga partnerja dhe për këtë traum nga jeta e tij e mëparshme edhe në këtë jetë ende është në kërkim të dashurisë së vërtetë.