Celebrities Gossip Showbiz

“Është martuar katër herë…”, astrologia zbulon shumë rreth Luiz Ejllit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

E ftuar ditën e sotme në emisionin Fan Club BBV2 me moderatore Megi Pojanin ishte astrologia Laura Bilalli, e cila ka ardhur nga Kosova në Shqipëri për të bërë parashikimin për 4 finalistët. Përveç të tjerave astrologia na ka treguar edhe arsyen përse Luizi është kaq shumë i dhënë pas dashurisë, duke na shpjeguar se në jetët e mëparshme të tij ka qenë i martuar 4 herë dhe është lënë nga partnerja dhe për këtë traum nga jeta e tij e mëparshme edhe në këtë jetë ende është në kërkim të dashurisë së vërtetë.

Astrologia: Në jetët e kaluara është martuar 4 herë, kështu që prandaj e ka si pikë të dobët pjesën e dashurisë…

Megi Pojani: e kanë lënë apo i ka lënë?

Astrologia: e kanë lënë…dmth e ka si traum nga jeta e kaluar, nënvetëdija e tërheq gjithmonë drejt familjes, tradhëtisë, martesës, do të shëroj traumën që ka… 

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh kishte përgatitur një surprizë shumë të bukur për Luizin. Edhe pse ai vetë nuk e besonte se diçka e tillë do të ndodhte, nëna e tij kishte ardhur nga Amerika për ta surprizuar kaq afër finales dhe për t’i dhënë këshilat e saj. Momenti i takimit të tyre ishte shumë emocionues dhe këtë edhe Kiara e ka vënë në dukje, duke e cilësuar në rrjete sociale se momenti më i bukur i këtij “BBV2” ishte momenti i përqafimit të tyre.