Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm live, por edhe në foto Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë gjithmonë bashkë!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar nata e dytë e spektaklit “Dancing with the Stars”, ku dihet tashmë që prezantuese është Bora. Ditën e sotme moderatorja ka postuar disa foto nga ‘look-u’ i saj i mbrëmjes së djeshme, ku mes tyre nuk ka harruar të vendos edhe një foto shumë të veçantë të saj dhe aktorit dhe moderatorit të njohur, Donald Veshaj. Në foto duket vetëm duart e tyre të kapura fort me njëra-tjetrën. Që prej natës së parë të spektaklit, Donaldi na ka treguar me anë të postimeve në Instastory, se ka qenë gjithmonë aty për të mbështetur Borën deri në fund.

Para pak ditësh Bora ka qenë e ftuar në puntatën e parë në emisionin “Më lër të flas” me moderator Romeo dhe Donald Veshaj. Gjatë intervistës Bora foli rreth jetës së saj profesionaledhe gjithashtu u shpreh për gjithçka që nuk kishte folur kurrë më parë lidhur me gjithë raportin e saj me Donaldin që prej takimit në ‘Big Brother’. Vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar disa foto nga ‘look-u’ i saj i emisionit, ku dhe ka shkruar disa fjalë rreth kësaj interviste.