Presione ndaj një gruaje të divorcuar, të cilës i kërkonte favore seksuale, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olger Eminaj është vendosur në fokus të një skandali seksual, të denoncuar nga emisioni STOP në Tv Klan. Gruaja ishte denoncuar nga ish-bashkëshorti dhe në sallën e gjyqit pati një përplasje me prokuroren Rovena Zoto.
Për këtë përplasje me prokuroren, gruaja që identifikohet me inicialet R.M iu drejtua me një ankesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku qytetarja nga Tirana u përball me kërkesa për favore seksuale nga Eminaj, anëtar i këtij institucioni të rëndësishëm të Drejtësisë.
Sipas dëshmisë së denoncueses, ngjarja daton rreth dy vite më parë, kur u dhunua nga ish-partneri. Si pasojë e dhunës, tregoi se humbi edhe fëmijën që priste, sepse ishte disa muajshe shtatzënë.
Për shkak të gjendjes së rënduar fizike dhe psikologjike, R.M. nuk e ka denoncuar ngjarjen, por ish-partneri ka ndërmarrë hapin për të bërë një kallëzim penal ndaj saj në Prokurorinë e Tiranës, duke e akuzuar për përndjekje.
Çështja është marrë në shqyrtim nga prokurorja Rovena Zoto dhe denoncuesja R.M. pretendon se për rreth 9 muaj nuk ka qenë në dijeni të këtij procedimi duke u informuar vetëm në momentin kur u thirr në gjyq, ku prokurorja kërkonte dënimin e saj.
Gjatë seancave në Gjykatën e Tiranës, deklaron se situata është përkeqësuar më tej, pasi prokurorja është ndjerë e ofenduar nga një përmendje që gruaja i bëri emrit të babait të saj.
Sipas qytetares, kjo solli reagim të ashpër nga ana e prokurores, e cila e kërcënoi me burg e më pas nisi edhe një procedim tjetër penal ndaj saj. Në këto kushte, R.M. thotë se i është drejtuar institucioneve të reja të drejtësisë, në këtë rast Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të trajtuar përplasjen e saj me prokuroren Rovena Zoto.
R.M pretendon se fillimisht është kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga Olger Eminaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe relator i çështjes së saj. Pas komunikimeve fillestare në Facebook, ai i ka kërkuar numrin dhe biseda ka kaluar në aplikacionin WhatsApp.



Sipas materialeve të publikuara nga “Shoqata Media dhe Drejtësi”, komunikimet mes tyre kanë marrë përmbajtje intime dhe me natyrë seksuale.
Në biseda, kuptohet se mes të dyve është krijuar një marrëdhënie e afërt, ku Eminaj i dërgon vazhdimisht foto të organit gjenital, madje edhe kur është në zyrën e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Në këto komunikime, të publikuara nga emisioni, përfshihen edhe mesazhe të drejtpërdrejta, ku thuhet:
-E kush ka bërë gjumë tamam.
-Në fund çfarë bëre? S’më tregove..
-Do të vërtetën?
-Fjete me mendje të ngritur?
-Jo. Shkova në banjë dhe mbarova punë me b*** e tua në mendje!
Mes mesazheve të publikuara nga emisioni Stop, janë edhe foto dhe audio nga mbledhjet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që shoqërojnë bisedat me tone erotike me gruan, e cila e ka denoncuar zyrtarin.