Health & Beauty Lifestyle

Keni nivele të larta të “kolesterolit të keq”, me ju gjumasha e kemi!

Personat të cilët flenë shumë orë, kanë një nivel të lartë të LDL-kolesterolit të keq dhe sasi të ulët të HDL-kolesterolit të mirë. Këtë kanë njoftuar shkencëtarët holandezë. Gjumi rekomandohet të jetë afërsisht tetë orë në ditë. Personat të cilët flenë më pak se shtatë orë dhe personat të cilët flenë më shumë se tetë orë në ditë, janë të rrezikuar për të pasur probleme me zemrën, pavarësisht se shkencëtarët ende nuk kanë arritur ta gjejnë lidhjen e gjumit me sëmundjet kardiovaskulare.

Ekspertët holandezë nga qendra mjekësore “Erasmus’ në Roterdam, janë nisur nga hipoteza se kolesteroli mund të jetë një faktor i përfshirë në çështjen e lidhshmërisë së orëve të gjumit dhe sëmundjeve të zemrës. Ata kanë analizuar nivelin e kolesterolit te afër 800 meshkuj të moshave ndërmjet 57 dhe 97-vjeç, të cilët vullnetarisht kanë qenë pjesëmarrës në studim. Rezultatet kanë treguar se personat që flinin më tepër kishin nivelet e larta të “kolesterolit të keq”.

Sipas autorëve të studimit personat që kalojnë më shumë kohë në shtrat janë më pak aktivë dhe për pasojë kanë dhe nivel më të lartë të kolesterolit. Disa njerëz e kanë të vështirë të ngrihen nga shtrati, pavarësisht alarmeve të panumërta që mund të vendosin. ‘Healthline.com’ ka disa këshilla për t’u ngritur edhe pse jeni në gjumë të thellë. Një studim i vitit 2020 tregoi se muzika ndihmon personin që ngadalë të reagojë mendërisht.

Gjetja e këngës së duhur mund të jetë veçanërisht e dobishme për të zgjuar dikë që shpesh fle shumë. Ashtu siç mund të programoni një orë alarmi që të fiket në një kohë të caktuar gjatë ditës, mund të programoni edhe dritat e zgjimit. Këto janë llamba që ngadalë bëhen më të ndritshme në varësi të kohës që është vendosur. Hulumtimet kanë treguar se drita e mëngjesit ndihmon në shtypjen e melatoninës, hormonit që lehtëson gjumin, ndërsa rrit nivelet e serotoninës, të cilat ndihmojnë një person të ndihet vigjilent dhe më i zgjuar.