Health & Beauty Lifestyle

Pjesëtarët e familjes suaj janë super gjumasha?! Ja se çfarë duhet të bëni për t’i zgjuar!

Disa njerëz e kanë të vështirë të ngrihen nga shtrati, pavarësisht alarmeve të panumërta që mund të vendosin. ‘Healthline.com’ ka disa këshilla për t’u ngritur edhe pse jeni në gjumë të thellë. Një studim i vitit 2020 tregoi se muzika ndihmon personin që ngadalë të reagojë mendërisht. Gjetja e këngës së duhur mund të jetë veçanërisht e dobishme për të zgjuar dikë që shpesh fle shumë.

Ashtu siç mund të programoni një orë alarmi që të fiket në një kohë të caktuar gjatë ditës, mund të programoni edhe dritat e zgjimit. Këto janë llamba që ngadalë bëhen më të ndritshme në varësi të kohës që është vendosur. Hulumtimet kanë treguar se drita e mëngjesit ndihmon në shtypjen e melatoninës, hormonit që lehtëson gjumin, ndërsa rrit nivelet e serotoninës, të cilat ndihmojnë një person të ndihet vigjilent dhe më i zgjuar.

Dërgojini dikujt një mesazh. Kjo është treguar të jetë veçanërisht e dobishme sepse truri fillon të eliminojë dëshirën për të fjetur, pasi po punon për të realizuar gjëra të tjera, veçanërisht diçka që lidhet me fushën e komunikimit. Lajmet në TV, radio apo edhe një video mund të ndihmojnë një person të zgjohet. Gjithashtu, një mënyrë për të zgjuar dikë është nëse në zonën e gjumit ka erëra, të gjërave të këndshme që do t’i tërheqin vëmendjen.

Aroma e mëngjesit mund të zgjojë dikë. Mënyra më e zakonshme për t’u ngritur nga shtrati është të vendosni alarmin aq larg sa të ecni për ta fikur, por jo aq larg sa të mos e dëgjoni. Megjithatë, një mënyrë që një person të ngrihet nga shtrati është të flejë dhe të zgjohet në një kohë të caktuar. Në këtë mënyrë, jo vetëm që trupi pushon në mënyrë adekuate, por mungesa e ndryshimeve e ndihmon atë të përshtatet më mirë dhe truri e di se kur duhet të dalë nga faza e gjumit.

Një nga mënyrat më të mira për t’u zgjuar vazhdimisht në kohë është krijimi i një orari të qëndrueshëm të gjumit çdo ditë të javës. Ndërkaq, kur bëhet fjalë për zakonet e të fjeturit, ka disa njerëz që flenë me televizor të ndezur por ka edhe nga ata që nuk e bëjnë këtë. Grupi i parë mund të thotë për ndikimin që ka televizor për t’i vënë në gjumë, ndërsa për grupin e dytë nuk ndodh e njëjta gjë.