Botë e Çuditshme

Këto janë dhjetë rregullat që duhet të ndjekin fëmijët mbretërorë nëpër botë!

Ndoshta të jesh një princ apo princeshë ju duket diçka përrallore, por gjërat nuk janë gjithnjë kaq të lehta. Fëmijët mbretërorë nëpër botë kanë disa rregulla për të ndjekur, dhe ato janë pikërisht dhjetë të tilla!

1. Fëmijët nuk lejohen të hanë ushqime të përpunuara

Të gjithë fëmijët duhet të hanë në mënyrë të shëndetshme dhe mos të usheqehen me gjëra të përpunuara. Por kur bëhet fjalë për fëmijët e familjeve mbretërore ky është një rregull që nuk duhet të shkelet në asnjë mënyrë. Ky rregull mund të zbatohet lehtësisht nga ata gjithsesi, pasi kanë kuzhinierë që mund t’u gatuajnë gjithçka të shëndetshme që ata dëshirojnë.

2. Ata nuk lejohen të thotë disa fjalë të caktuara

Rregullat që duhet të ndjekin fëmijët e familjeve mbretërore nuk lidhen vetëm me atë që hyn në gojën e tyre, por edhe me atë që del. E veçanta e këtij rregulli është se fjalët e caktuara që këta fëmijë nuk mund të përdorin, nuk janë gjëra të çuditshme, por fjalë të përditshme që kushdo tjetër lejohet t’i përdorë.

3. Djemtë e vegjël duhet të veshin  pantallona të shkurtra

Dihet tashmë që mënyra si duken dhe si vishen është shumë e rëndësishme për familjen mbretërore. Kjo gjë nuk lidhet vetëm me të rriturit, por edhe fëmijët duhet të ndjekin disa rregulla. Ka një kod veshjeje për djemtë e rinj të familjes mbretërore dhe ata duhet të veshin pantallona të shkurtra të paktën deri në moshën tetë vjeçare.

4. Vajzat duhet të veshin fustane

Njësoj si vëllai i saj, edhe Princeshë Charlotte duhet të jetë e kujdesshme me atë që vesh gjithashtu. Sa herë që princeshat dalin në publik, duhet të jenë të veshura me fustane. Kjo ndodh në mënyrë që ato të shfaqin feminilitetin e tyre.

5. Ata nuk lejohet të luajnë ‘Monopoli’

Këtë rregull e ka formuluar pikërisht Mbretëresha, pasi në të mund të nxiten debatet famljare. Ajo e ka përjashtuar mundësinë e të luajturit këtë lojë nga pjesëtarët e familjes mbretërore, pikërisht sepse nëse përfshihesh shumë në të, mund të ngrihet toni i zërit dhe të nisin debate.

6. Fëmijët duhet të hanë në tavolinë të veçuar gjatë drekës së Krishtlindjeve

Për shumicën prej nesh festat janë një arsye më tepër për t’u mbledhur në dreka e darka familjare. Megjithatë, duket se për familjen mbretërore gjërat janë ndryshe, teksa sipas rergullit të Mbretëreshës fëmijët duhet të hanë në tavolinë të veçuar gjatë drekës së Krishtlindjeve.

7. Vajzat nuk lejohet të mbajnë tiara

Kur mendojmë për princeshat me siguri jemi të bindur se ato mund të mbajnë tiara me shkëlqim e të duken vërtet magjike. Duket se diçka e tillë ndodh vetëm në filma, dukeqenë se një nga rregullat e familjes mbretërore, thotë se princeshat e reja në moshë nuk mund t’i mbajnë ato deri në ditën e martesës.

8. Fëmijët duhet të nderojnë Mbretëreshën

Ky rregull lidhet me të gjithë dhe nuk do të mund të bënte përjashtim kur bëhet fjalë për fëmijët. Ata duhet të përkulen kur shohin Mbretëreshën në shenjë nderimi. Kjo gjë duhet të ndodhë dy herë, kur e përshëndesin në fillim e para se të largohen.

9. Ata duhet të pranojnë çdo dhuatë por nuk lejohet t’i mbajnë ato

Një tjetër rregull i çuditshëm mund të themi teksa fëmijët e familjeve mbretërore duhet të pranojnë çdo dhuratë, por nuk lejohet ta mbajnë atë. Ndryshe nga fëmijët e tjerë, ata mund të gëzojnë për fare pak, teksa vetëm e shohin dhuratën, po nuk mund të luajnë me të.

10. Ata duhet të luajnë jashtë në shumicën e kohës, pavarësisht motit

Duket se shumë prej rregullave lidhen me shëndetin e fëmijëve, dhe ky rast nuk bën përjashtim. Fëmijët e familjeve mbretërore mësohen që të vegjël rreth të mirave të të luajturit jashtë dhe të qëndruarit aktivë. Ndaj ata duhet të shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme jashtë, pavarësisht kushteve atmosferike që mund të mos jenë të favorshme.