Celebrities Showbiz

“Këto momente të errëta…”/Ermal Mamaqi flet për ndryshimet gjatë jetës së tij!

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ka qenë Ermal Mamaqi. I njohur jo vetëm si një nga aktor dhe komedian por edhe si mentor. Prej më shumë se 4 vitesh producenti zhvillon trajnime të shumta në lidhje me motivimin.

Aftësitë bindëse njeriu i ka që në hapat e parë të jetës, kur mundohet që të bindë prindërit që të dalë jashtë. Kjo ka qenë një nga sfidat që na ka përmirësuar ne. 

Ermali ka treguar se pasi është bërë prind tani e ka më të vështirë që të bindë fëmijët e tij që të shkojnë të flenë gjumë ose të mësojnë, studiojnë. Por sa e vështirë ka qenë për Ermalin që kalojë nga komedian në mentor që jep mesazhe motivuese që u ndryshon jetën njerëzve?

Unë nuk kam kaluar ose nuk kam ndryshuar profesion, unë vazhdoj që të jem në biznesin e komedisë nëse do ta quajmë kështu si industri. Jam në biznesin e kinematografisë dhe marketingut. Kam disa biznese vazhdoj të bëj të njëjtën punë por pjesa e trajnimeve të motivimit ka qenë një moment në jetën time, janë këto momente të errëta kur ti zgjohesh dhe nuk çohesh dot nga krevati sepse disa gjëra po ndodhin aty. Në këto momente kur dëshirat e tua janë shumë të mëdhaja, ti do të bëhesh shumë i famshëm do të bëhesh i pasur, do të bëhesh i madh, kur dëshirat janë shumë të mëdhaja dhe aftësitë janë të vogla ndodh një crash këtu. 

Ai shtoi se:

Ishte një moment shumë i vështirë në jetën time kur ti je gati për të kaluar, por shkova deri në atë pikë që të pija ilaçe po jam këshilluar me disa psikologë edhe pse këtu është pak tabu pjesa e psikologut. Nuk ka asgjë të keqe të shkosh tek psikologu dhe të të ndihmojë që të këshillohesh për diçka. 

Ermal Mamaqi tregoi se ndihmën më të madhe e mori nga një mik i tij që të ringrihej.