Gossip Showbiz

Ermal Mamaqi zbulon incidentin me Rogertin! “Më sulmoi me fjalët më të forta”

Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Albania”, ku së bashku me këngëtaren Elvana Gjata morën pjesë në një sfidë të veçantë aktrimi me banorët.

Artistët shërbyen si juria për performancat e skuadrave, duke shpallur fitues skuadrën më të mirë dhe humbësin, që në këtë rast ishte ajo e Rogertit.

Pas përfundimit të sfidës, Ermali zbuloi për publikun në spektaklin “Fan Club” një incident me banorin.

Sipas tij, Rogerti nuk e priti mirë vendimin e jurisë dhe reagoi menjëherë:

Pata një incident me Rogertin, nuk e di nëse u vu re gjatë Prime. Kur unë vendosa që do të shpallej fitues ky grupi që nuk ishte i Rogertit, filloi duke më sulmuar: ‘U shite’, ‘të blenë’, ‘të shitën’

-tregoi Mamaqi.

I njohur për humorin dhe sportivitetin e tij, Ermali rrëfeu edhe si kishte menduar ta merrte situatën:

Desha t’ia kapja njëherë kokën, t’ia vendosja dorën te balli dhe t’i thoja: ‘Dil satan, nga ky trup’, por nuk e bëra dot. Shaka, shaka. Nuk është aq i keq sa duket. Është shumë interesant ai

-shtoi Ermali, duke e marrë gjithçka me një dozë humori tipike për të.