Celebrities Gossip Showbiz

Khloe Kardashian kërcënon gruan që këmbëngul se Tristan është babai i fëmijës së saj!

Khloe Kardashian duket se është lodhur nga përpjekjet e një gruaje e cila quhet Kimberly Alexander, që pretendon se Tristan Thompson është babai i fëmijës së saj. Ylli i klanit Kardashian ka kërcënuar se nëse ajo nuk ndalon së kërkuari atësinë e fëmijës së saj do ta padisë.

Aokatja e Khloe-s, Linda Goldman ka treguar se është bërë dy herë testi i atësisë, i cili ka treguar qartë se babai i fëmijës nuk është Tristan. Goldman gjithashtu, u shpreh se Kimberly ka vazhduar pretendimet duke u justifikuar se spitali ku është bërë analiza është i paguar nga familja Kardashian. Teksa avokatja tregoi se laboratori ku janë bërë analizat është i aprovuar nga institucionet përkatëse.

Fjala e fundit e Khloe-s është se nëse Kimberly nuk ndalon së shqetësuari atë dhe familjen e saj do të nisë menjëherë procedurat ligjore.