Celebrities Showbiz

Kim Kardashian festoi ditëlindjen, ja urimet prekëse të familjes së saj!

Ylli i “Keep Up With The Kardashians” dhe themeluesja e markës së veshjeve “SKIMS”, Kim Kardashian festoi ditëlindjen e saj të 41-të ditën e kaluar. Kim mori urime të shumta nga familja e saj në rrjetet sociale.

Një nga të parat që e uroi ishte nëna e saj Kris Jenner, e cila i dedikoi disa fjalë prekëse në disa fotografi të postuara në Instagram. Kris shkroi:

Gëzuar ditëlindjen vajzës time të bukur Kim Kardashian! Nuk mund ta besoj se sa shpejt kalon koha! Ti je në kulmin e jetës tënde me katër fëmijë të mrekullueshëm dhe po jeton jetën tënde në mënyrën më të mirë. Jeta jote është aq e mbushur me gjëra të mahnitshme që të pëlqen të bësh, veçanërisht për familjen tënde, fëmijët e tu dhe për të tjerët që as nuk e dinë se po i ndihmon. Ti je gjithmonë në lëvizje, duke bërë gjëra për mua, për vëllezërit dhe motrat e tua dhe për të gjithë familjen tënde. Sa me fat jemi që të kemi në jetën tonë. Ti je nëna, vajza, motra, halla më e mahnitshme. Faleminderit për këtë udhëtim të mrekullueshëm që po bëjmë së bashku, për të qenë partnerja më spektakolare e biznesit, për ndjekjen e ëndrrave tona së bashku dhe për çdo kujtim që ndajmë së bashku. Unë jam krenare për ty vajza ime e bukur. Jam kaq e bekuar që Zoti më zgjodhi mua të jem mamaja jote dhe të dua më shumë se sa do ta dish ndonjëherë!

Gjithashtu dhe motra e Kim, Khloe Kardashian, ka postuar disa fotografi nga fëmijërie e tyre dhe duke i shoqëruar me fjalët:

Gëzuar ditëlindjen Kim! Gjithë jetën, të kam adhuruar. Edhe kur ti nuk mendoje kështu. Unë jam ende e dashuruar pas teje. Unë jam vazhdimisht në adhurim. Në adhurimin e guximit tënd, qetësisë, bujarisë tënde, besimit tënd, aftësisë tënde për t’u dhënë kaq shumë, të gjithë njerëzve. Unë mund të vazhdoj pa pushim rreth mënyrave se si ti më lë pa frymë. Shpresoj të kalosh ditëlindjen më të lumtur Keeks! Unë lutem që çdo dëshirë që ke, të të realizohet. Ti meriton gjithçka të bukur në këtë botë! Të dua pa fund!