Bota

Kina: Përfunduam me sukses operacionin ushtarak në Tajvan!

Kina ka njoftuar përfundimin e një “operacioni ndëshkues” që filloi dy ditë më parë rreth ishullit të Tajvanit për të treguar kundërshtimin e shtetit të madh aziatik ndaj pjesës që Pekini zyrtar i konsideron si “deklarata separatiste” të presidentit të ri tajvanez, Lai Ching-te. Kjo u raportua nga mediat vendase. Ushtria kineze, siç njoftoi televizioni shtetëror CCTV-7, “përfundoi me sukses” stërvitjen “Joint Sword 2024-A” kundër Tajvanit.

Dënimi i Taipeit

Dënimi i Taipeit ishte i menjëhershëm. Manovrat ushtarake të kryera nga Kina janë një “provokim flagrant kundër rendit ndërkombëtar”, deklaroi zëdhënësja e presidencës tajvaneze.

Provokimi i njëanshëm i fundit i Kinës jo vetëm që minon status quo-në e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit, por po ashtu është një provokim i hapur i rendit ndërkombëtar, duke ngritur shqetësime dhe dënime serioze nga komuniteti ndërkombëtar, u shpreh Karen Kuo.

Veprimi pas marrjes së detyrës nga Lai

“Operacioni ndëshkues” i Kinës kundër Tajvanit, i nisur tre ditë pas inaugurimit të Lai-t në krye të ishullit dhe i konsideruar si një “separatist i rrezikshëm”, shënoi një kërcim të dukshëm në krahasim me të kaluarën jo të largët.

Komanda e Ushtrisë Popullore e tha këtë në mënyrë të qartë, duke folur për një provë të aftësive të saj për të “marrë pushtetin, kryerjen e sulmeve të përbashkëta, si dhe kontrollin e territoreve kyçe” të ishullit të Tajvanit, të cilin e konsideron të vetin.

Aksioni kinez mobilizoi forcat tokësore, ajrore dhe ato detare. Vetëm një ditë më parë fluturuan 62 ushtarë, 47 prej të cilëve kaluan vijën mesatare të Ngushticës së Tajvanit. Ky ishte numri më i madh i zbuluar brenda një dite për këtë vit, siç vuri në dukje Ministria e Mbrojtjes e Taipeit.

Manovrat u mbajtën në Ngushticën e Tajvanit, në veri, jug e në lindje të tij, si dhe në pjesët përreth ishujve të kontrolluar nga Tajvani e të njohur si Kinmen, Matsu, Wuqiu e Dongyin, referuar ushtrisë kineze. Ishte hera e parë që Kina kreu stërvitje ushtarake në pjesët përreth këtyre ishujve.

Vazhdimisht, Lai ka thënë se është i gatshëm për bisedime me Kinën, por po refuzohet. Sipas tij, vetëm populli i Tajvanit mund të vendosë për të ardhmen e vet dhe i hedh poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet.