Celebrities Gossip Music Showbiz

Konfirmuan lidhjen e tyre por ja kush është i dashuri i ri i Selena Gomez, Benny Blanco…

Selena Gomez është lodhur duke thënë se është beqare. Këngëtarja tashmë ka konfirmuar se është në një lidhje me Benny Blanco, për të cilin thotë se është gjithçka për të. Në një postim në Instagram për partnerin e saj të ri, emri i vërtetë i të cilit është Benjamin Joseph Levin, ajo tha se ai është më i mirë se kushdo me të cilin ka qenë ndonjëherë.

Rikujtojmë se që prej muajit tetor filluan që të shfaqen fotot e të dyve së bashku. Sipas revistës People, dyshja njihen prej disa vitesh pasi kanë punuar së bashku. Ku mund të përmendim një prej hiteve ‘I Can’t Get Enough’, një këngë që ajo publikoi me J Balvin dhe Cardi B, pasi Benny Blanco është producent dhe këngëtar. Në fakt, ai ka bërë emër në botën e muzikës.

Ai ka punuar me disa nga emrat më të mëdhenj në vitet e fundit, duke përfshirë Ed Sheeran, Katy Perry, Kesha, Britney Spears, Rihanna, Kanye West, The Weeknd dhe Justin Bieber. Ai është përpjekur të përfshihet në botën e gastronomisë sepse e do shumë atë. Nga kjo lëvizje duket qartë se ai është një adhurues i madh i gjithçkaje që ka të bëjë me gatimin.

Ai madje ka një libër gatimi ‘Open Wide: A Cookbook for Friends’. Nuk ka dalë ende, por pritet të dalë në muajin prill. Ai u bë i njohur për herë të parë në vitin 2007, kur bashkëpunoi me grupin Spank Rock. Por hiti i tij i parë i madh ishte “Circus” nga ikona e muzikës Britney Spears.