Rajoni

Kosova modifikoi afatin për konvertimin e targave, Amerika “e zhgënjyer”!

Nga qeveria e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia dhe t’i konvertojnë në ato RKS – Republika e Kosovës. Në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet:

Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera e të shqetësuara që qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë. Eshtë kërkesë amerikane dhe e Bashkimit Europian që Kosova ta shtyjë me 10 muaj afatin për riregjistrimin.

Ky reagim i Uashingtonit erdhi pasi Prishtina zyrtare shpalosi një plan për zbatimin e vendimit për targat e që pritet të zgjasë deri më 21 prill 2023. Por, kryeministri Albin Kurti, tha se “ky vendim nuk është shtyrje e afatit për targat”.

Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë, sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës.

SHBA-të thonë se “Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin për targat, sipas Marrëveshjes së Brukselit, por zgjatja e afatit do të ishte në interes të arritjes së përparimit në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian”.
Po ashtu, DASH i kërkon Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve, në qendër të cilës, sipas Uashingtonit, duhet të jetë njohja reciproke.

Paraprakisht, vendimi i qeverisë për riregjistrimin e targave theksonte se “kjo mund të bëhej deri më 31 tetor”, mes paralajmërimeve nga politikanët serbë në Kosovë e Serbi se mund të ketë bllokada në veriu, nëse Kosova konfiskon targat dhe makinat e serbëve. Rreth 10 mijë targa me akronime serbe, të tilla si KM, PZ, PR e të ngjashme qarkullojnë në veriun e Kosovës me shumicë serbe. Kosova i konsideron të paligjshme këto targa që lëshohen nga Serbia.