Celebrities Gossip Showbiz

Kris Jenner ka një dhuratë speciale për Kourtney Kardashian këtë vit…

Çdo vit Kris Jenner u dhuron fëmijëve të saj shtëpitë e bukura që kanë shije të ëmbël. Edhe pse varianti i COVID-19 Omicron ka vënë një pengesë në disa plane të Krishtlindjeve, shtëpitë u dërguan përsëri për të dashurit e saj. Fëmija i madh Kourtney, ishte e para që tregoi shtëpinë e saj në mediat sociale.

Emrat në shtëpi përfshinin jo vetëm të sajin dhe fëmijëve të saj, por edhe atë të të fejuarit të saj Travis Barker dhe fëmijëve të tij gjithashtu. Lista shkoi si më poshtë nga e majta në të djathtë: Kourtney, Travis, Mason, Penelope, Reign, Landon, Alabama dhe Atiana. Kourtney ka tre fëmijë me ish-partnerin Scott Disick, Mason, Penelope dhe Reign.

Travis ka dy fëmijë me ish-gruan e tij Shanna Moakler, Landon, dhe Alabama. Atiana është vajza që Shana ka me ish-boksierin Oscar De La Hoya, por Travis pati një rol të madh në rritjen e saj dhe ata mbeten të afërt. Kourtney dhe Travis u fejuan këtë vit dhe pritet të martohen në vitin 2022.

Kujtojmë, se Kourtney Kardashian ndau disa foto romantike të udhëtimit të saj të pushimeve në Disneyland me të fejuarin Travis Barker disa ditë më parë. Por, ajo qëndroi më afër shtëpisë, teksa zbuloi disa nga dekorimet e saj të festave. Themeluesja 42-vjeçare e “Poosh” gjithashtu shfaqi këmbët e saj mahnitëse të tonifikuara në poza të zjarrta në një video të shkurtër të postuar në Instagram.