Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Ku ishte parë në televizionet shqiptare që…”/Aulona Musta flet për lojën e Ilnisës dhe lidhjes me Meritonin!

Të ftuara në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Xhilda Luzi dhe Aulona Musta, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Duke e nisur diskutimin në lidhje me lojën dhe sjelljen e Ilnisës vajzat u shprehën se:

Aulona: Mua për Ilnisën jashtë më kanë thënë fjalë shumë të mira, vetë personalisht nuk e njoh. Më kanë thënë që është një person shumë pozitiv, e dashur dhe miqësore. 

Xhilda: Këtë edhe e ka treguar sepse nuk ka mbajtur inat me atë që ka bërë debat, me Heidin dhe Françeskën. Aty ku ka lot Ilnisa është e para që shkon dhe i përqafon, harron lojën. Të falësh është një shenjë qytetarie shumë e lartë. 

Më tej Aulona theksoi se:

Ilnisa bëri një gjë që mund ta quaj heroike për mentalitetin tonë. Fakti që një grua e divorcuar me një vajzë u lidh me një djalë 10 vite më të vogël. Ku ishte parë dhe dëgjuar kjo në televizionet shqiptare, ta bëjë publike? Çfarëdo që të bënte Ilnisa më pas thjesht sepse bëri këtë gjë do të stigmatizohej. 

Njerëzit që nuk e kanë përjetuar “Big Brother”-in apo një reality show nuk e kuptojnë dot se sa e lehtë është aty brenda që të lidhesh me një njeri.