Celebrities Music Showbiz

Lana Del Rey vjen me surpriza, albumi i ri i këngëtares është gati!

Këngëtarja e njohur Lana Del Rey do të publikojë një album të ri në mars 2023. 37-vjeçarja ka njoftuar se e ka gati albumin të quajtur “Did You Know That There’s a Tunnel Under Ocean Blvd”. Ky album vjen pas “Blue Banisters”.

Këngëtarja publikoi “Blue Banisters” dhe “Chemtrails Over the Country Club” në vitin 2021. Në janar, Del Rey publikoi këngën “Watercolor Eyes” për serialin “Euphoria”. Tanimë dihet që jeta e çdo personazhi VIP është në qendër të vëmendjes së mediave dhe paparacëve të cilët nuk ngurrojnë që t’i fotografojnë ata edhe në momentet jo më të mira të tyre. Së fundmi, këngëtarja e njohur është bullizuar online nga ndjekësit për shkak të peshës së saj.

Ylli i popit u fotografua në një festival në Malibu dhe menjëherë ndjekësit nisën të komentonin peshën e saj, veshjen, por kishte dhe nga ata që që vlerësuan faktin që ajo ndihej shumë mirë dhe rehat me format e saj trupore. Lana më parë ka qenë në një lidhje me këngëtarin skocez Barrie-James O’Neill për tre vjet deri në vitin 2014, përpara se të lidhej me fotografin italian Francesco Carrozzini në 2015 dhe me reperin G-Eazy në 2017. Krijuesja e hitit “Video Games” u fejua me Clayton Johnson para dy vitesh, disa muaj pasi u takuan përmes një aplikacioni takimesh. “The Mirror” raporton se dyshja kanë ndarë rrugët pas problemeve që hasën gjatë izolimit.