Celebrities Gossip Showbiz

Liami i hedh ujë teksa fle, si reagon Françeska?!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Dita sot ka nisur me një debat, pasi Liami e zgjoi Françeskën duke i hedhur ujë, teksa ajo po flinte.

Françeska: Çdo gjë në esktrem me ty. Ti nuk ke vetëkontroll.

Liami: Ujin e kam qejf, aty s’kam fare kontroll.

Françeska: Ti s’e ke idenë çfarë është vetëkontrolli. Lë kokrrën e namit. Sa herë që ti bën gabime, unë i anashkaloj sepse më dhimbsesh.