Art & Kulturë Bota

Libraria më e madhe në Europë së shpejti do të mbyllet!

Al Saqi Books, libraria më e madhe në Europë, e specializuar për librat e Lindjes së Mesme, do të mbyllet më 31 dhjetor në Londër. “Ishte një vendim i vështirë për t’u marrë për shkak të sfidave të fundit financiare, si rritja e çmimeve për librat arabë,” tha drejtoresha, Salwa Gaspard, sipas Guardian.

https://www.instagram.com/p/CZeV13Orc9p/?utm_source=ig_embed&ig_rid=772ee7ce-4ba6-41cb-ac9b-1afcee53fe48

Al Saqi Books në Londrën perëndimore u hap në vitin 1978 dhe shiti libra për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në anglisht dhe për të gjitha temat në gjuhën arabe. Titujt e saj më të shitur të kohëve të fundit, sipas faqes së saj të internetit, përfshinin librin e gatimit të Asmahan Barwani-t ‘Bukë dhe kripë’, në gjuhën kurde dhe angleze, dhe ‘Poezi klasike’ nga gratë arabe, një libër dygjuhësh në anglisht dhe arabisht.

https://www.instagram.com/p/Ca1vusZrAvy/

Rikujtojmë, se një nga atraksionet më të reja dhe me mahnitëse në Dubai është biblioketa “Mohammed Bin Rashid” e cila u hap në muajin qershor. Një oazë soditjeje, ku vizitorët mund të kalojnë kohën duke lexuar, duke punuar ose duke studiuar dorëshkrime të rralla. Ndërtimi i bibliotekës ka kushtuar 272 milionë dollarë dhe ka marrë emrin e sheikut Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundimtar i Dubait.