Një librari me më shumë se 30.000 libra të përdorur në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, tërheq vëmendjen e adhuruesve të librit. Në këtë librari gjenden libra të kategorive të ndryshme të cilat mund të blihen ose lexohen aty pranë nga vizitorët. Në mesin e këtyre dhjetëra mijëra librave, përveç në gjuhën koreane, mund të gjenden libra edhe në gjuhën turke, gjermane, angleze, japoneze dhe spanjolle.
View this post on Instagram
Adhuruesit e librit në kryeqytetin korean shpesh e vizitojnë këtë vend duke kaluar momente të këndshme në mesin e librave të shumtë, ndërsa disa edhe i blejnë ato me çmime më të arsyeshme. Joshja e mediave sociale është e fortë edhe ndaj atyre që e duan librin “Social media, brain rot and the slow death of reading”, e zgjedhur nga kritikja e librit dhe autorja Mia Levitin për artikullin e saj të ri në “Financial Times”, ku përshkruan betejën që të gjithë ne kemi jetuar vitet e fundit.
Mia Levitin argumenton se edhe studentët e Letërsisë kanë ndaluar së lexuari libra sot, ose të paktën i lexojnë ato shumë më rrallë se në të kaluarën. Ajo citon një sondazh të fundit (Reading Agency), sipas të cilit përqindja e të rriturve që lexojnë sot në Britani është përgjysmuar, nga 58% në vitin 2015, por ky është tanimë një fenomen universal. Gara “libra kundër mediave sociale” është e pabarabartë. Mediat sociale janë krijuar për të shkaktuar shpërthime të përsëritura të dopaminës, hormonit të lumturisë në trurin tonë dhe në disa raste është krijuar një varësi, siç shpjegon neuroshkencëtarja Maryanne Wolf.