Celebrities Live From Tirana

Liesa Haxhiasllani flet në TAR për mikeshën e saj të ngushtë Kiara Titon: “Më ka surprizuar…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja e njohur Liesa Haxhiasllani. Liesa njihet nga publiku edhe për shoqërinë e ngushtë që ka me Kiara Titon, banoren e edicionit të dytë të “BBV”. Së fundmi ka qarkulluar në rrjet një video ku Luizi shihet teksa i hidhet sipër Kiarës dhe ky gjest është komentuar nga disa persona si i pahijshëm. Po Liesa si e komenton?

Kiara nuk e ka kuptuar se si është përkthyer jashtë ai veprim, mund ta ketë marrë si shaka por më vonë e ka kuptuar që ishte e tepruar dhe këtë gjë ia tha edhe Luizit. Kiara ka tipin që nuk të sulmon menjëherë.

Kur e ka parë videon, si është ndierë Liesa?

Nuk më pëlqeu, mu duk e tepruar sepse ka forma të tjera për të bërë shaka sidomos për aq kohë sa e njeh Luizi Kiarën. Më pas e kuptova që nuk ka patur tendencë të keqe ai veprim.

Sa ndikojnë hapësirat virtuale në përceptimin e njerëzve?

Është bërë kaos në rrjetet sociale, aty çdo veprim përkthehet në forma të ndryshme. Janë hapur pafund faqe, ka pafund reagime dhe diskutime.

Sa e gatshme ka qenë Kiara të hyjë në “BBV”?

Në momentin kur iu bë propozimi unë i sugjerova të hynte sepse është një eksperiencë që vjen vetëm njëherë në jetë. Deri diku ka patur momente që jam penduar që e shtyva ta bënte sepse e kam parë të mërzitur, të tërhequr, por e shoh që publiku po e njeh në një anë tjetër dhe kjo është pozitive. Kiara është shumë e qetë, e durushme. Më ka surprizuar me durimin e saj. Analizon situatat në mënyrë të frikshme, e ka pjesë të karakterit.