Lorenc Hasrama ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, “Hëna”, që erdhi në bashkëpunim me Olsi Bylykun. Ky projekt i solli dy djemtë në nota mjaft romantike, duke prekur të gjithë publikun. Për të folur më shumë mbi “Hëna”, ka qenë i ftuar Lorenc Hasrama në “Wake Up”.
Lorenci e ka nisur karrierën e tij muzikore kur ishte ende 15 vjeç në skenën e “The Voice” së bashku me Tiri Gjocin, ku ky i fundit doli fitues. Këtë eksperiencë, Lorenci e përshkruan kështu:
Jam i lumtur me “Voice” se thashë do eliminohem që në fazën e parë. Me të vërtet që nuk e di si eca. Unë studioja për violinë. Ishte mosha që po bënim muzikë dhe kisha qejf që të bëhesha këngëtar. Mendoja që nuk kisha zë, por tani them që kam.
A do të bëje një bashkëpunim me Tirin?
Mund ta kishim menduar atëherë, por tani kanë ndryshuar pak rrugët. Unë jam pak më komercial, mundohem që dhe kur komercializohem shumë të bëj diçka që e kam qejf. Kjo është që të ndjekësh pak trendin.
Ndërkohë këngët e tua janë mjaft romantike, a janë ato një reflektim i ndjesive të tua?
Për këtë këngë e ka fajin Irkenci. Nuk kam nevojë të jem në një gjendje për të dëgjuar balada. Kur duhet të jem romantik, jam romantik. Duhet të jesh pak i vërtetë si artist. Unë jam emocional, por nuk janë të përjetuara si materiale. Përveç se në skenë, kur jam në studio, janë dy Lorenca. Në skenë dua gjallëri, ndërsa në studio më duket se kur nuk këndoj baladë, nuk jam vetëvetja.
A është e dashura jote fansja jote më e madhe? Si i është dukur kjo këngë?
Ajo thotë që është (fansja më e madhe). Mendoj që mund të jetë një nga këngët e preferuara të saj. Nëse kemi një problem është ky, sa herë dëgjon një këngë timen, unë e ndërroj direkt. Unë nuk i dëgjoj këngët e mia. Kur doli “Hëna” ma dha direkt atë ndjesinë, tani nuk e dëgjoj.
I ngacmuar pak nga moderatorët e “Wake Up”, Lorenci pranoi se marrëdhënia me partneren e tij është mjaft serioze dhe madje ajo ka dhe një unazë, duke nënkuptuar se ata e kanë zyrtazuar lidhjen në një fejesë.
Nëse edhe juve ju pëlqen kënga “Hëna”, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë pjesë e klasifikimit në “The Top List”.