Sport

Lewandovski kërcënohet me vdekje/ Frikë për familjen, kthehet i vetëm në Gjermani!

Pavarësisht dëshirës për t’u larguar nga Bayern Munich dhe për t’u bashkuar me Barcelonën, Robert Lewandowski është rikthyer këtë të martë në Gjermani.

Sulmuesi polak raportohet se është vënë nën urdhrat e trajnerit Julian Nagelsmann, megjithatë kjo nuk do të thotë se gjatë ditëve në vijim nuk do mund të kemi ndryshim në lidhje me të ardhmen e 33-vjeçarit.

Pas orës 9 të mëngjesit të së martës, Lewandowski mbërriti me makinë në spitalin Barmherzige Bruder në Mynih për të kaluar testet mjekësore përpara se të fillonte parapërgatitjet për sezonin me pjesën tjetër të skuadrës.

Bayern do të udhëtojë drejt SHBA-ve të hënën e ardhshme për një fazë përgatitore një javore në Washington.

Sipas një media polake (WP SportoweFakty), Lewandowski u kthye në Mynih, por pa familjen e tij, sepse ai ka marrë kërcënime me vdekje në javët e fundit përmes rrjeteve sociale. Gruaja dhe fëmijët e tij nuk do të kthehen në Gjermani si masë paraprake derisa të finalizohet e ardhmja e lojtarit polak.