Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Madonna ndahet nga i dashuri 35 vjet më i ri!

Ylli i muzikës pop, Madonna i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj më të ri, Ahlamalik Williams. Këngëtarja 63-vjeçare nisi të shoqërohej me balerinin në vitin 2019, katër vjet pasi e takoi atë në turneun e saj ‘Rebel Heart’ por tashmë kanë vendosur që të ndjekin rrugë të ndara.

“The Sun” raporton se këngëtarja u ka thënë miqve se është sërish beqare pasi gjërat nuk po funksiononin më me balerinin amerikan. Dyshja, të cilët kishin një diferencë moshe 35-vjeçare, nuk janë parë më së bashku që nga muaji janar. Madonna bëri një postim në rrjetet sociale, që dukej se i adresohej ndarjes.

Karma tha: kur dikush në jetën tuaj nuk është i duhuri për ju … Zoti do t’i përdorë vazhdimisht për t’ju lënduar derisa të bëheni të fortë.

Një burim për “The Sun” tha se:

Ata janë ende në marrëdhënie të mira, por janë në vende të ndryshme me jetën e tyre. Ata kaluan muaj së bashku në turne dhe në izolim, por tani ai është larguar nga shtëpia e saj. Me të dy duke punuar në gjëra të tjera, ishte e vështirë të mbanin të ndezur romancën e tyre.

Së fundmi, Madonna është komentuar shumë në daljet e saj publike sa i përket pamjes së saj. Pak ditë më parë artistja dukej shumë ndryshe, pasi ajo shfaqi një fytyrë shumë të tendosur ndërsa ishte për darkë në Harrys Bar, në Mayfair të Londrës në orët e para të mëngjesit.

Këngëtarja u shoqërua nga djali i saj Rocco Ritchie, 21 vjeç, teksa u larguan nga ambienti i mrekullueshëm pak pas mesnate. E teksa fytyra rinore e Madonës dukej e ngrirë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për duart e saj, të cilat dukeshin më natyrale dhe nuk mbanin të njëjtën butësi si pamja e saj.