Celebrities Gossip Showbiz

Martohet Heidi dhe Romeo! Ja kur do të zhvilohet dasma!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Duket se ka ardhur koha për një dasmë në shtëpinë e “BBV3”.  Vëllai i Madh ka një sfidë të re banorët, ku do të organizojnë edhe një herë një dasmë mes dy banorëve, ku duhet të zgjedhin me vota  çiftin që do celebrohet, dëshmitarët por dhe familjarët e nuses dhe dhëndrit. Banorët vendosën që kjo dasmë të jetë  e Romeos dhe Heidit dhe do të organizohet mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 dhe të gjithë banorët do marrin nga një rol për të organizuar këtë festë.

Një deklaratë nga jashtë është bërë e mundur të shihet nga banorët brenda shtëpisë. Bëhet fjalë për deklaratën e Ledjonës, e cila e pyetur pasi u eleminua nga shtëpia se cili prej banorëve mnendon e do të jetë fituesi, ajo u shpreh se Egla. Pasi kjo u transmetua në shtëpi, shumica e banorëve mbetën të habitur, për shkak edhe të zënkave të shumta mes Ledjonës dhe Eglës, ama deklaratës së saj Egla iu përgjigj.