Celebrities Gossip Showbiz

Mbretëresha Elizabeth ishte në shtratin e Princit Philip kur ai vdiq…

Mbretëresha Elizabeth ishte në shtratin e Princit Philip kur ai vdiq…

Një ditë më parë lajmëruam humbjen e madhe në familjen mbretërore, bëhet fjalë për Princin Philip. Philip ndërron jetë në moshën 99 vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Njoftimi u dha nga nga familja mbretërore në një postim në profilin zyrtar në rrjete sociale.

Ndërkaq, u tha se mbretëresha ka qenë në shtratin e burrit të saj, Princit Philip, kur ai vdiq në Kështjellën Windsor dje në mëngjes.

Pallati Buckingham nuk ka pranuar të japë më shumë detaje, por mësohet se gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar gjatë natës, të enjten.

Në fillim të këtij viti, Duka i Edinburgut, 99 vjeç, kaloi 28 ditë në spital për trajtimin e një infeksioni dhe gjendje të mëparshme të zemrës, duke u kthyer në kështjellën Windsor më 16 mars.

Ndërsa shëndeti i tij u përkeqësua, mbretëresha nuk ka pranuar që ta dërgojnë sërish në spital.

Bashkëshortja vendosi që burri i saj të vdiste në shtëpinë e tij, ‘në shtratin e tij’ dhe ‘me kushtet e tij’, sipas The Telegraph.

Një burim tjetër informacioni tha: Ai kaloi më shumë se katër javë në spital dhe gjithë kohën ka qenë në përpjekje për të shkuar në shtëpi. Ata i operuan zemrën në një përpjekje për t’i dhënë atij pak më shumë shpresa, mbase për të arritur 100 vjetorin.

Por ditët e tij të fundit i kaloi me dëshirën për të shkuar në shtëpi dhe mediat e huaja shkruajnë se Princi Philip ka ndërruar jetë pranë Mbretëreshës Elizabeth II.